image Shiu si “shpata” në Kotradiq të Pejës, këput pemën në mes

Kosovë

Shiu si “shpata” në Kotradiq të Pejës, këput pemën në mes

news image

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në Kotradiq të Pejës.

Një banor ka dërguar pamje për Gazetën Sinjali, ku shihet një pemë e këputur në mes si pasojë e motit të lig që ka përfshirë këtë zonë.

Në video shihet se trungu i pemës është ndarë në dy pjesë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur dëme të tjera materiale përreth.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë prekur disa pjesë të Kosovës, me erëra të fuqishme, shi dhe breshër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/