image Shiu i rrëmbyeshëm godet edhe Gllogjanin, banorit i dëmtohet kulmi i shtëpisë

Kosovë

Shiu i rrëmbyeshëm godet edhe Gllogjanin, banorit i dëmtohet kulmi i shtëpisë

news image

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme në disa zona të Kosovës.

Një banor nga Gllogjani i ka dërguar pamje Gazetës Sinjali, ku shihet se si era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm i kanë rrëzuar qeramidhet e kulmit të shtëpisë së tij.

Në pamjet e dërguara shihet një pjesë e kulmit e dëmtuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur dëme të tjera materiale në këtë zonë.

Mot i paqëndrueshëm me reshje të shiut dhe erëra të forta është raportuar gjatë ditës në disa pjesë të vendit. Banorëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes për shkak të mundësisë së dëmtimeve nga kushtet atmosferike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/