Ditën e djeshme në vendin tonë kanë rënë temperaturat, me ç’rast ka pasur edhe reshje të shiut, në disa pjesë të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues kanë dërguar pamje në redaksinë e Sinjalit, ku shihet se këto reshje kanë përfshirë edhe rajonin e Fushë-Kosovës.
Magjistralja Fushë-Kosovë/ Prishtinë, sipas informacioneve nga sinjalizuesi është bllokuar nga reshjet e shiut, megjithatë nuk janë marrë masa nga komuna.
Kujtojmë se moti i vranët dhe me shi, është paralajmëruar edhe ditëve në vijim.