image Shikoni si rifilloi mësimi në shkollat e mesme në Kinë

Botë

Botë/ Shikoni si rifilloi mësimi në shkollat e mesme në Kinë

news image

Të hënën në Pekin, Shangai dhe Guangzhou, tre ndër metropolet kryesore kineze, nxënësit e vitit të tretë të ciklit të ulët e të ciklit të lartë të shkollave të mesme rinisën mësimin. Për të pritur kthimin e nxënësve, të gjitha shkollat përkatëse kanë bërë përgatitje intensive.

Të gjitha shkollat e mesme në Pekin kanë bërë dezinfektimin e plotë të objekteve dhe kanë vendosur shenjat e distancimit “një metër”. Pekini ka siguruar edhe mbi 2 milionë maska fytyre për kthimin e nxënësve në shkollë.

Zhao Yutao, që punon në shkollën e mesme “Shiyan” në varësi nga Universiteti Pedagogjik i Pekinit, thotë: “Nëse temperatura e ndonjë nxënësi është mbi 37.3 gradë Celsius, mjeku i shkollës sonë lajmëron menjëherë mësuesin kujdestar dhe të gjithë nxënësit e mësuesit në klasën e këtij nxënësi do të izolohen atypëraty. Shkolla do të nisë menjëherë projektin e emergjencës.” /Gazeta Sinjali/