image Shijojeni motin sot, temperaturat shkojnë në 19 gradë

Kosovë

Shijojeni motin sot, temperaturat shkojnë në 19 gradë

news image

Edhe sot në vendin tonë do të vazhdojë situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

/GazetaSinjali/