Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se 4 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe 1 mijë e 801 persona rezultuan të infektuar me COVID-19 nga 8 mijë e 327 testime të kryera.
Shifrat e infektimeve kanë pësuar një rritje të madhe në ditët e fundit në Shqipëri.