Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 persona të prekur me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 3937 testime, nga të cilat janë regjistruar 680 raste të reja, ndërsa 996 persona janë shëruar.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua shtatzënë.