image Shifra alarmante me COVID-19 në Kosovë, Vitia i bindur se do ta fitojë Prishtinën

Politikë

Shifra alarmante me COVID-19 në Kosovë, Vitia i bindur se do ta fitojë Prishtinën

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i bindur që do të jetë fitues për komunën e Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas gjendjes alarmante me raste të reja me COVID-19, ministri Vitia në një deklarim para mediave tha se 17 tetori nuk do ta gjejë më në udhëheqje si ministër i Shëndetësisë, pas kandidimit të tij për kryetar të komunë së Prishtinës, por deri atëherë ai tha se do jap maksimumin e tij.

“Unë jam në ministrinë e shëndetësisë dhe i gjithë fokusi im do jetë tek ministria e shëndetësisë dhe ju e dini që 17 tetori nuk do më gjejë tek ministria e shëndetësisë po deri atëherë do jap maksimumin tim”.

Gjithashtu ai ka folur edhe për strehimin e refugjatëve afganë duke njoftuar se me marrjen e masave të reja njëjtë sikurse çdo qytetar edhe ata do vaksinohen dhe do ju bëhet testi.

“I keni parë masat e reja andaj që secili qytetar që vije nga rreziku i lartë do të ju nënshtrohet testi e nëse është nevoja edhe do karantinohen, dhe ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar në këtë drejtim për karantinim”, deklaroi ai.

Ministri Vitia, ka shtuar se ekipet e vaksinimit janë duke punuar me kapacitete të plota dhe se 300 ekipe janë duke operuar.

“Janë diku rreth 300 ekipe për vaksinim që po merren, dhe procesi po shkon mirë komunat kanë shpreh gatishmëri për t’i shtuar ekipet e kjo merr kohë shkaku i logjistikës por që për momentin është i shpejtë”, theksoi tutje ai.

Këto komente Vitia i bëri pas pranimit të donacionit të mbi 35 mijë vaksinave të ardhura nga ShBA-ja. /GazetaSinjali/