Më se 100,000 njerëz kanë pasur lëvizje brenda Ukrainës, “duke ikur nga dhuna”, tha në një deklaratë të enjten agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara.
“Ka pasur zhvendosje të konsiderueshme brenda vendit – duket se më shumë se 100,000 njerëz kanë lëvizur brenda kufijve duke ikur nga dhuna për çështje sigurie. Dhe ka pasur lëvizje drejt dhe përtej kufijve ndërkombëtarë. Por situata është ende kaotike dhe po evoluon me shpejtësi”, tha Matthew Saltmarsh, një zëdhënës në agjenci, raporton CNN.
“Zakonisht, këto konflikte dhe eksodi refugjatësh ndodhin me kalimin e kohës”, tha Melanie Nezer, nënkryetare e lartë e marrëdhënieve publike globale në HIAS, një organizatë për zhvendosjen e refugjatëve.
“Ne po punojmë për të mobilizuar shpejt burimet dhe për t’u lidhur me partnerët për të krijuar një përgjigje që do të sigurojë mbështetje për shpëtimin e jetës për civilët e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha në një deklaratë Lani Fortier, drejtor i lartë i emergjencave në Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield paralajmëroi të mërkurën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se deri në pesë milionë njerëz mund të zhvendosen “nga lufta e shkaktuar nga Rusia”.