image Shifër rekorde e rasteve me koronavirus në gjithë botën

Botë

Shifër rekorde e rasteve me koronavirus në gjithë botën

news image

Është shënuar një tjetër shifër rekorde e rasteve të reja me koronavirus në gjithë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë 24 orëve kjo shifër arriti pothuajse 260 mijë, numri më i lartë i infektimeve që kur filloi pandemia.

OBSH gjithashtu njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 mijë e 360 të vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë e viktimave që nga 10 maji.

Vendet me rritjen më të madhe të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Afrika e Jugut. /Gazeta Sinjali/