Maqedonia e Veriut ka regjistruar 128 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Prej tyre nga Shkupi janë 52, Kumanova-6, Shtipi-29, Prilepi-2, Tetova-6, Manastiri-2, Kavadari-10, Gostivari-13, Kocani-1, Probishtip-1, Makedonski Brod-3, Vinica-2, Shën Nikolla-1.
MSH informon se janë regjistruar edhe gjashtë viktima nga COVID-19, edhe atë: katër nga Shkupi (82, 48, 82 dhe 60 vjeç), një nga Kërçova (52) dhe një nga Struga (75).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 137 pacientë të shëruar. Prej tyre nga Shkupi-108, Kumanova-2, Prilepi-1, Tetova-11, Velesi-1, Manastiri-3, Gosvitari-2, Koçani-2, Kërçova-2 dhe Resnja-5.
Me rastet e sotme numri i të infektuarve me COVID-19 shkon në 10.213, prej të cilëve 5564 janë shëruar, ndërsa 466 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 4183./Gazeta Sinjali/