Mali i Zi po vazhdon të përballet me gjendje të rëndë sa i përket pandemisë COVID-19.
Në 24 orët e fundit, në këtë shtet janë shënuar pesë viktima dhe 197 raste të reja pozitive me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është rritur në 169, ndërkohë që 160 prej tyre kanë vdekur në katër muajt e fundit.
Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 10 mijë e 772 persona janë infektuar me këtë virus në Mal të Zi. Deri më tash janë shëruar 7.192 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus. /Gazeta Sinjali/