image Shi e borë në javën e parë të pranverës

Parashikimi/ Shi e borë në javën e parë të pranverës

news image

Java e parë e pranverës do të shoqërohet me ulje të temperaturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo ulje do të ndodhë si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës. Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius.

Sipas IHK-së gjatë kësaj jave do të fryej erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s./Gazeta Sinjali/