image Shi dhe breshër në disa komuna të Kosovës (VIDEO)

Kosovë

Shi dhe breshër në disa komuna të Kosovës (VIDEO)

news image

Dje Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte njoftuar se në dy ditët e ardhshme  do të ketë reshje shiu e vende-vende edhe breshër, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot në disa qytete reshjet e shiut kanë filluar, e gjithashtu edhe breshëri.

Në disa pamje që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se në komunën e Skenderajt përveç reshjeve të mëdha të shiut, ka rënë edhe breshër.

Situatë e tillë është paraqitur edhe në Prizren./GazetaSinjali/