Një video e shpërndarë së fundmi nga Joey Nolan në SHBA po bën xhiron e botës. Ai pretendon se kamerat e apartamentit të tij në Long Island kanë filmuar nja fantazmë së bashku me qenin e saj. Ata hyjnë dhe dalin nga shtëpia pa i vënë re askush, madje as macja që ndodhet aty pranë.
Ai e postoi videon për t’i kërkuar mendim përdoruesve të tjerë se çfarë ishte ajo që shfaqet në apartamentin e saj. Por ka nga ata komentues të cilët e këshillojnë që të shkojë të vizitohet tek ndonjë psikiatër, ndërsa disa të tjerë që e akuzojnë se e ka modifikuar videon.