Shkolla e Futbollit, Fushë Kosova e grupmoshave U15 ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të javës së 6-të të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, kundër NewStars, raporton Sinjali Sporti.
Në duelin e zhvilluar në Drenas të shtunën, Fushë Kosova triumfoi ndaj skuadrës kundërshtare me rezultat minimal 1-0.
Heroi i kësaj ndeshje ishte mesfushori Leart Murtezi, i cili me një eurogol nga distanca ishte vendimtar në këtë duel, duke ia sjellë tre pikë të mëdha ekipit të tij.
Më poshtë mund ta ndiqni edhe golin e tij:
Skuadra, e menaxhuar nga Arton Rushiti ndodhet në formë mjaft të mirë kë sezon, tashmë duke mbledhur 18 pikë në kuadër të kësaj lige, pas gjashtë xhirove të luajtura deri tani.