image Shevchenko rezulton pozitiv me COVID-19

Futboll

Shevchenko rezulton pozitiv me COVID-19

news image

Genoa njoftoi këtë të martë se trajneri Andriy Shevchenko ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përveç Shevchenkos, kapiteni Domenico Criscito ishte sërish pozitiv, pasi kishte kaluar tashmë Covid-19 në shtator 2020.

Situata është gjithashtu shqetësuese, pasi vajza e tij ka lindur të hënën dhe do të jetë rrezik për gruan e tij.

“Klubi ka njoftuar menjëherë autoritetet kompetente shëndetësore dhe ka zbatuar të gjitha procedurat e parashikuara nga rregulloret në fuqi për të luftuar pandeminë. Seancat stërvitore të Genoas do të rifillojnë më 29 dhjetor, të udhëhequr nga trajneri i dytë në komandë, Mauro Tassotti dhe stafi teknik”, shkruhet në njoftim. /Gazeta Sinjali Sporti/