image Shevchenko prezantohet te Genoa, tregohet optimist

Futboll

Shevchenko prezantohet te Genoa, tregohet optimist

news image

Trajneri Andriy Shevchenko do të drejtojë klubin nga Serie A.

Pak ditë më parë ukrainasi Shevchenko morri drejtimin e Genoas.

Shevchenko pas pesë viteve te Kombëtarja e Ukrainës vendosi të largohej, dhe të vazhdojë karrierën si trajner në Serie A.

Ukrainasi është shprehur optimist për skuadrën e re.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time si trajner”.

“Genoa është një klub i rëndësishëm, ky është një projekt që më intereson dhe objektivi numër një për ne tani është të jemi sërish në Serie A sezonin e ardhshëm”.

“Ky është klubi më i vjetër në Itali dhe kjo do të thotë diçka. Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”.

“Isha vërtet i bindur nga ky projekt. Unë besoj se Genoa mund të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen”.

“Skuadra duhet të përforcohet në janar. Duke folur me lojtarët, ndjeva se edhe ata donin të përmirësonin situatën”.

“Unë mendoj se kjo skuadër ka disa karakteristika, ndoshta të përshtatshme për formacionin 3-5-2 ose 4-3-3”.

Debutimi i Shevchenkos në pankinën e Genoas do të jetë kundër Romës së Jose Mourinhos pas pushimit për detyrën ndërkombëtare.

“Kam respekt të madh për Mourinhon. Ardhja e tij i ka sjellë shumë futbollit italian”, tha Shevchenko. /Gazeta Sinjali Sporti/