Një konflikt mes dy personave në veri të Mitrovicës ka eskaluar në përleshje fizike, duke detyruar ndërhyrjen e Policisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi”, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit, Sabison Gashi dyshohet se ka sulmuar fizikisht G.T.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas raportimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dy personat në stacion për sqarimin e rrethanave të incidentit.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, por sipas mjekëve nuk janë konstatuar lëndime të dukshme trupore. Megjithatë, ai ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit me 0.83 promil.
Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan në incident.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!