image Sherr pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin, një person mbetet i lënduar

Shqipëri

Sherr pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin, një person mbetet i lënduar

news image

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore, njofton TCH.

Policia ka shoqëruar një person në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/