image Sherr për prrockën e ujit në Gadime të Lipjanit – kanos fqinjët, Policia i gjen armë në shtëpi

Siguri

Sherr për prrockën e ujit në Gadime të Lipjanit – kanos fqinjët, Policia i gjen armë në shtëpi

news image

Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin qoftë nëpër rrugë, kafeteri apo edhe në hapësira të tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi, një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gadime e Epërme në Lipjan, ku një person dyshohet për kanosje ndaj fqinjëve, ndërsa gjatë intervenimit Policia ka zbuluar edhe armë pa leje në shtëpinë e tij.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 27 mars 2026 rreth orës 11:00 në rrugën “Qamëria”, ku është raportuar se i dyshuari Imer Agushi kishte shkuar në shtëpinë e ankuesit dhe vëllait të tij, ku pas një mosmarrëveshjeje për një prrockë uji, i kishte fyer dhe kanosur.

Sipas ankuesit G. L, konflikti kishte të bënte me rrjedhën e ujit që kalon nga prona e vëllait të tij në drejtim të pronës së të dyshuarit.

Pas sigurimit të prezencës së të dyshuarit, Policia ka kryer kontrolle, ku në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie – një pushkë dytyteshe dhe një pushkë njëtyteshe artizanale pa numër – si dhe 21 fishekë të kalibrit 12 mm.

I dyshuari ka deklaruar se armët i përkisnin babait të tij të ndjerë.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/