image Sherr në komunën e Prishtinës, qytetari kërcënon zyrtarin në kabinetin e kryetarit Rama

Siguri

Sherr në komunën e Prishtinës, qytetari kërcënon zyrtarin në kabinetin e kryetarit Rama

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes, pas denoncimit të një zyrtari të komunës së Prishtinës, mëson Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga komuna dhe kanë njoftuar se personi që dyshohet se është kërcënuar nga një qytetar është F.S., zyrtar i Prokurimit në kabinetin e kryetarit Përparim Rama.

Ai para hetuesve policorë ka dëshmuar në detaje se si erdhi deri te kanosja derisa ishte në vendin e punës, gjë që aktivizoi Policinë dhe Prokurorinë për t’i nisur hetimet.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “kanosje” dhe të punohet në drejtim të zbardhjes së rrethanave të rastit.

/GazetaSinjali/