image Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike - PAMJE

Rajon

Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike – PAMJE

news image

Një sherr i përgjakshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur pasditen e së premtes në Evosmos të Selanikut.

Ata kanë goditur me thikë njëri-tjetrin, ndërsa gjendja e njërit prej tyre raportohet kritike.

Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, shqiptarë të moshës 26 dhe 33 vjeç, godasin me thikë njëri-tjetrin gjatë një sherri mes tyre.

Qytetarët duken teksa vrapojnë drejt vendit ku ndodhej njëri prej të plagosurve dhe më pas mbërrin një makinë policie.

26-vjeçari mësohet se u gjet jashtë një supermarketi në kryqëzimin e rrugëve Papagou dhe Chrysostomou, pak metra larg vendit të sherrit, me pesë plagë në shpinë.

/GazetaSinjali/