image Sherr me armë mes shqiptarëve në Itali, 3 të plagosur

Diasporë

Sherr me armë mes shqiptarëve në Itali, 3 të plagosur

news image

Të shtëna me armë mes katër shtetasve shqiptarë kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Venecia të Italisë, në zonën e Bibione. Mediat italiane raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona.

Njëri prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën, pasi u transportua me helikopter në spital për të marrë ndihmë më të shpejtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00.

Dy nga të plagosurit janë shqiptarë, ata kishin ndërhyrë vetëm për të ndarë nga konflikti dy bashkatdhetarët që po ziheshin. Konflikti ka degraduar më tej në përdorimin e armës së zjarrit.

Gjithçka nisi me një nga protagonistët, një 55-vjeçar me banim në Bevazzana, i cili i armatosur me armë i ka rënë ziles së derës së bashkatdhetarit të tij që jeton në një apartament në banesat publike në Via della Vega.

Sipas dëshmive, personat e përfshirë, të punësuar si kopshtarë në një agjenci në Bibione, kishin debate për shkak të parave. 

/GazetaSinjali/