image Sherr masiv për borxhe në Sarandë, 4 zyrtarë policorë arrestohen

Shqipëri

Sherr masiv për borxhe në Sarandë, 4 zyrtarë policorë arrestohen

news image

Foto ilustruese


Tetë persona janë arrestuar gjatë një aksioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri, ku mes tyre janë katër policë – të dyshuar për përleshjen mes 12 personave në Sarandë, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Sinjali.

Në njoftimin zyrtar thuhet se nga njëri punonjës i policisë gjatë konfliktit është përdorur dhe është qëlluar me armën zyrtare.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjashtë dhe siç raportohet, gjatë konfliktit u përdorën mjete të forta dhe motivi dyshohet se lidhet me larje borxhesh.

Policët që u përfshinë janë Inklid Sulejmani, Alvaro Sulejmani, Mihal Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, tre prej të cilëve vëllezër si dhe shtetasit Shemsho Sulejmani, Beqir Çocka, Kristian Xhaferi, Igli Duka, Delars Duka dhe Kejvi Sulejmani.

Policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar 3 armë dhe 4 automjete.

/GazetaSinjali/