image Sherr brenda gjykatës për rastin e Renis Dobrës, përplasen të akuzuarit gjatë seancës

Shqipëri

Sherr brenda gjykatës për rastin e Renis Dobrës, përplasen të akuzuarit gjatë seancës

news image

Një incident i dhunshëm është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë një seance paraprake për rastin e Renis Dobrës.

Sipas raportimeve, gjatë seancës janë përplasur fizikisht disa prej të pandehurve që po gjykohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Mat.

Në këtë çështje penale po akuzohen Petrit Çakraj dhe Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj.

Për shkak të situatës së krijuar, në vendngjarje janë thirrur edhe forca të Policisë së Shtetit, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme pasi situata është vënë nën kontroll brenda sallës së gjyqit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/