image Shërohet nga koronavirusi një kineze 103 vjeçare

Botë

Botë/ Shërohet nga koronavirusi një kineze 103 vjeçare

news image

Një 103-vjeçare është shëruar nga virusi vdekjeprurës korona pas trajtimit gjashtë-ditor në Wuhan të Kinës.

103-vjeçarja, Zhang Guangfen, u lirua nga spitali pasditen e djeshme.

Ajo është deri më tani pacientja më e vjetër në Kinë që shërohet nga ky virus shkatërrues i cili është përhapur në mbi 80 vende të botës duke infektuar mbi 100 mijë njerëz ndërsa u ka marrë jetën mbi 3 mijë të tjerëve./GazetaSinjali/