Fitore Zenelaj ka përjetuar një fazë të vështirë të ballafaqimit me kancerin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot, pikërisht në Ditën Botërore Kundër Kancerit të Gjirit, ajo me një shkrim emocionues në Facebook, tregon se ka marrë lajmin që është shëruar plotësisht nga kjo sëmundje.
Ajo i fton të gjithë ata që kanë sëmundje të ndryshme që mbështetjen ta gjejnë te Zoti.
“Sot me 25 tetor në ditën botërore të kancerit të gjirit më është konfirmuar shërimi i plotë, pra trupi im nuk ka asnjë qelizë kancerogjene të pranishme. Uroj me zemër që të gjithë të sëmurët të shërohen. Kini durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot. Ai na sprovon, na forcon dhe padyshim, na shëron. Mos harroni ta vini vetveten në radhë të parë, është ilaçi kryesor i çdo sëmundjeje”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/