Përveç 20 rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, edhe një pacient tjetër është shëruar.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 24, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
“Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Deri tani në Kosovë janë infektuar 165 persona me koronavirus./Gazeta Sinjali/