image Shërohen të gjitha rastet e prekura me koronavirus në Dragash, nuk ka raste të reja

Kosovë

Komuna/ Shërohen të gjitha rastet e prekura me koronavirus në Dragash, nuk ka raste të reja

news image

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani ka njoftuar se me rezultatet e fundit të IKSHPK-së kjo komunë nuk ka më asnjë person të prekur me COVID-19.

Shabani ka thënë se sot nga kjo komunë janë kryer gjashtë testime për COVID-19 dhe që të gjitha kanë rezultuar negative.

“Janë testuar tre familjarë të infermierit të infektuar dhe dy shoferë. Që të gjithë kanë dalë negativ”, tha ai në RTV Dukagjini

Kryetari i Dragashit njofton se është shëruar edhe personi i vetëm që kishte mbetur i infektuar me COVID-19 nga kjo komunë e që ishte një infermier.

Shabani ka kujtuar se në Dragash kanë qenë gjithsejtë tre raste me COVID-19 ku njëri nga ta për fat të keq ka përfunduar me fatalitet./Gazeta Sinjali/