image Shërohen edhe 95 persona nga koronavirusi

Shëndetësi

Shërohen edhe 95 persona nga koronavirusi

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një konference për media ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 95 persona nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu numri i të shëruarve në total ka arritur në 2 mijë e 640.

IKSHPK ka njoftuar edhe për 103 raste të reja me COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5 mijë e 472./Gazeta Sinjali/