image Shërohen 61 persona nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

Shërohen 61 persona nga koronavirusi në Kosovë

news image

Sonte në Kosovë është konfirmuar shërimi i 61 pacientëve të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 26 qershor 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.307 raste, kurse raste aktive 1.143”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/