image Shërohen 55 persona nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

Shërohen 55 persona nga koronavirusi në Kosovë

news image

55 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062. / Gazeta Sinjali/