Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 137 qytetarë nga virusi COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 16 mijë e 499 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 mijë e 499 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 845”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/