image Shënohet rasti i parë me coronavirus në Maqedoni

Rajon

Rajon/ Shënohet rasti i parë me coronavirus në Maqedoni

news image

Në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë me coronavirus, raportojnë mediat maqedonase.

Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup mjekët kanë konstatuar rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni.

Lajmin pritet të bëhet i ditur edhe nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas mediave maqedonase, bëhet fjalë për një person që ka ardhur në Maqedoni nga Italia. Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, bashkë me dy tjerë me të cilët kanë ardhur bashkë nga Italia. Pasi janë kontrolluar, dy të tjerët kanë rezultuar negativ./Gazeta Sinjali/