image Shënohet edhe një viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Rajon

Shënohet edhe një viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për një 74-vjeçar nga Kruja.

I moshuari ishte shtruar rreth një javë më parë në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Me rastin e tij shkon në 129 numri i viktimave në Shqipëri, qysh nga nisja e pandemisë.

Situata paraqitet e rënduar në spital, ku aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar. /Gazeta Sinjali/