image Shënohen 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shkon në 79 numri i të infektuarve

Kosovë

Shënohen 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shkon në 79 numri i të infektuarve

news image

Konfirmohen 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 79 numrin total të të infektuarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e bëri të ditur, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e tij./Gazeta Sinjali/