Këto janë shenjat më të rrezikshme të horoskopit. Mësoni nëse jeni mes tyre.
Gaforrja
Gaforrja është një nga shenjat më emocionale të zodiakut dhe është tepër e vetëdijshme për inteligjencën emocionale. Natyra pasionante e kësaj shenje dielli funksionon si një shpatë me dy tehe pasi gjërat mund të errësohen shumë shpejt. Ju nuk dëshironi të njihni anën e keqe të Gaforres, e cila përjeton shpesh herë luhatje humori. Në fund të fundit, ata që janë gaforre në zodiak dihet se e përdorin ndonjëherë ‘gaforren’ brenda vetes.
Binjakët
Nëse i njihni Binjakët, do të dini që kjo shenjë është jashtëzakonisht e paparashikueshme. Binjakët janë mësues të shpejtë, të zgjuar dhe të shoqërueshëm, por kanë një tendencë të jenë goxha të rrezikshëm. Ata janë të vështirë për tu lexuar dhe përshtaten me ndryshimet shumë shpejt. Këto tipare të njëjta i bëjnë ata të jenë organizatorë të mirë dhe të përgatisin një ushtri kundër jush. Këshilla e vetme për ti shpëtuar kësaj shenje është të mos e ndani sekretin tuaj me të pasi mund ta përdorë kundër jush.
Akrepi
Kjo nuk duhet të befasojë askënd. Akrepi është i zjarrtë dhe tepër pasionant. Të gjithë e dinë se kanë një aftësi për të dominuar, prandaj njihen si udhëheqës të lindur dhe dashnonorë pasionantë, por askush nuk do dontë të njihte anën e tyre më të keqe. Një Akrep i irrituar mund t’ju stresojë si askush tjetër dhe nuk ka nevojë domosdoshmërisht për ndonjë mjet fizik për ta bërë këtë. Ata janë jashtëzakonisht manipulues nga natyra. Pra, nëse doni të njihni anën e errët të Akrepit, ju sugjerojmë të mos e provokoni atë./Gazeta Sinjali/