image Shënimet e Einsteinit për teorinë e relativitetit shiten për 11 milionë euro

Kuriozitete

Shënimet e Einsteinit për teorinë e relativitetit shiten për 11 milionë euro

news image

Një dorëshkrim me llogaritjet e bëra nga Albert Einstein teksa përpiqej të formulonte teorinë e tij të relativitetit është shitur në ankand për 11 milionë euro.

Shitja në shtëpinë e ankandit ‘Christie’ në Paris theu rekordin për një dokument shkencor me autograf, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Është një nga vetëm dy punimet që tregojnë punën e fizikanit në zbulimin e tij të madh shkencor.

Teoria, e botuar në vitin 1915, transformoi të kuptuarit e njerëzimit për hapësirën, kohën dhe gravitetin.

Dorëshkrimi i llogaritjeve u shkrua midis viteve 1913 dhe 1914 nga Einstein dhe kolegu i tij zviceran Michele Besso, të cilët e mbajtën dokumentin.

Shtëpia e ankandeve ‘Christie’, e lavdëroi Besson për mendimin e tij në ruajtjen e dorëshkrimit.

Megjithatë blerësi i letrës 54 faqesh nuk është zbuluar ende. /Gazeta Sinjali/