Një person ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një muri në fshatin Vrellë të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 09:00 përmes telefonit Policia është informuar se te një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova për Sinjalin./Gazeta Sinjali/