Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se takimi i saj me liderët e partive politike në Kosovë nuk do të thotë se pajtohet me pozicionet e tyre.
Apostolova përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka thënë se pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politike dhe liderët si pjesë e mandatit tim diplomatik. Takimi i tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht të nënshkruaj pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ajo./GazetaSinjali/