image Shefja e UNMIK-ut: Të drejtat e njeriut janë të domosdoshme

Sociale

Shefja e UNMIK-ut: Të drejtat e njeriut janë të domosdoshme

news image

Përkrahja e njerëzve në gëzimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre njerëzore është më e rëndësishme se kurrë në këtë ditë të të Drejtave të Njeriut, thotë Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh.

“Sot, më shumë se kurrë, të drejtat e njeriut janë të domosdoshme për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë në Kosovë,” thotë ajo.

PSSP-ja Ziadeh mirëpret fillimin e festës njëvjeçare të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ), e cila do të shënojë 75 vjetorin e saj vitin e ardhshëm, si një e arritur unike për të njohur kontributin e rëndësishëm që Deklarata Universale ka dhënë në avancimin e të drejtave të njeriut dhe në paqen e sigurinë ndërkombëtare.

“Dua të shfrytëzoj këtë rast për të inkurajuar institucionet e Kosovës dhe palët e tjera të interesuara, që të këmbëngulin në përpjekjet e tyre për të mishëruar Deklaratën Universale dhe për të përforcuar kontratën shoqërore të Kosovës, duke e përfshirë më tej në të drejtat e njeriut”, thotë PSSP Ziadeh.

Ajo rithekson se UNMIK-u mbetet i përkushtuar për të mbështetur të gjithë akterët në Kosovë që të shfrytëzojnë fuqinë e të drejtave të njeriut për të siguruar një shoqëri paqësore, të hapur dhe të drejtë që është më e qëndrueshme në kohë krize.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me të gjithë akterët përkatës në frymën e Deklaratës Universale, për të mbrojtur të drejtat e njeriut të të gjithë njerëzve dhe për të mos lënë askënd pas”, tha shefja e UNMIK-ut në Kosovë.

/GazetaSinjali/