image Shefi i Zyrës së BE-së për arritjen e Von Der Leyen në Prishtinë: Kosova pritet të marrë mbi 880 milionë euro

Politikë

Shefi i Zyrës së BE-së për arritjen e Von Der Leyen në Prishtinë: Kosova pritet të marrë mbi 880 milionë euro

news image

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për pritjen që i është bërë sot në aeroportin e Prishtinës, shefes së Komisionit Evropian, Urusla Von Der Leyen.

Orav ka shkruar se vizita e Von Der Leyen do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën evropiane të Kosovës dhe rrugën drejt Planit të Rritjes të BE-së me 6 miliardë euro.

Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se pritet që Kosovës të marrë diku mbi 880 milionë euro.

“Një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën e Kosovës në BE dhe Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së, me Kosovën që pritet të marrë mbi 880 milionë euro”, ka shkruar Orav.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur vazhdimisht se për Kosovën dhe Serbinë, përveç kushteve të përgjithshme për përfitim nga milionat e Planit të Rritjes, ekzistojnë edhe kushte të veçanta që lidhen me dialogun dhe zbatimin e marrëveshje. Përmbushjen e atyre kushteve do ta vlerësojë edhe Shërbimi i Jashtëm i BE-së.

/GazetaSinjali/