Shefi i Zyrës së Be-së në Kosovë, Aivo Orav ka mirëpritur sot prokuroren e specializuar Kimberly West.
Orav thotë se në takim ka theksuar rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda.
“Mirëprita të hënën prokuroren e specializuar Kimblery West, e cila vizitoi Kosovën. Theksova rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda dhe se Bashkimi Evropian në Kosovë në koordinim me EULEX-in do të vazhdojnë të mbështesin mandatin e saj”, ka shkruar Orav në “X”.