image Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë flet për liberalizimin e vizave

Politikë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë flet për liberalizimin e vizave

news image

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovarët.

Szunyog thotë se institucionet e Kosovës duhet t’i bindin 27 vendet e BE-së se duhet tu liberalizohen vizat.

“Personalisht nuk ndihem shumë rehat sepse vij nga ish-Çekosllovakia, tash Republika Çeke që ende kishte ndalesë udhëtimi kështu që në moshën 23-vjeçare nuk mund të udhëtoja në Evropën Perëndimore kështu që personalisht e kuptoj këtë frustrim shumë mirë”, tha Szunyog.

“Nga këndvështrimi i institucioneve evropiane gjendja është kështu. Komisioni Evropian ka vendosur në vitin 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se duhet të marrë liberalizimin e vizave. Nëse e shohim raportin në paragrafin e dytë thuhet se Komisioni  Evropian beson se janë përmbushur të gjitha kriteret dhe se Këshilli i Ministrave duhet të vendosë me urgjencë”.

“Megjithatë Këshilli i Ministrave është organ i veçantë që përbëhet nga shtetet anëtare dhe kryesohet nga presidenca e shteteve kështu që varet nga Këshilli i Ministrave që të dalë me vendim përfundimtar dhe shpresoj padyshim që kjo të bëhet shpejt, por sërish kjo varet nga mundësitë tona si institucione edhe si Kosovë edhe si Qeveri e Kosovës që të bindim 27 vendet anëtare që ata të ndjehen rehat ta ndajnë këtë vendim”, theksoi ai për RTV Dukagjini.

“Unë gjithmonë bëj thirrje që vendimi duhet të merret. Besoj se po e bëj më të mirën”, sqaroi ai./GazetaSinjali/