Trupat ruse bashkë me grupin Wagner, të ashtuquajturën si ushtri private e presidentit Vladimir Putin, kanë bërë të ditur se qyteti lindor i Bakhmutit është i rrethuar plotësisht, me vetëm një rrugë të hapur për ushtarët e Ukrainës, duke i bërë thirrje kështu presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që të tërhiqet nga qyteti.
Kjo mund të jetë beteja e parë e fituar për Rusinë pas pothuajse gjysmë viti, teksa bëhet e ditur se ushtarët ukrainas po punojnë në dëmet e shkaktuara për të krijuar mundësi që të shkojnë drejt vijës së frontit.
Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, vizitoi Bakhmut të premten për informime me komandantët lokalë se si të rritet kapaciteti mbrojtës i forcave të vijës së parë, shkruan AlJazeera.
Fitorja në Bakhmut, me një popullsi prej rreth 70 mijë banorësh të paraluftës, do t’i jepte Rusisë çmimin e parë të madh të një ofensive të kushtueshme dimërore, pasi ajo thirri qindra mijëra rezervistë vitin e kaluar.
Ukraina thotë se qyteti ka pak vlerë të brendshme strategjike, por se humbjet e mëdha atje mund të përcaktojnë rrjedhën e luftës. Ajo rimori një pjesë të territorit në gjysmën e dytë të 2022, por forcat e saj tani kanë qenë në mbrojtje për tre muaj.