Nuk i kanë munguar kritikat profesor Isaac Ben Israel, por ai vijon ta tronditë opinionin publik me teorinë tij për përhapjen dhe vetë natyrën e koronavirusit.
Ish-gjenerali i ushtrisë, sot shef i programeve mbi sigurinë në Universitetin e Tel Avivit është një autoritet në fushën e matematikës.
Por profesori i njohur ka shpalosur një teori ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë kudo javët e fundit, të kyçur nga frika e pandemisë, dhe që nga një anë qetëson, dhe nga tjetra hap rrugën për pyetje të mëtejshme.
Sipas tij, periudha e përhapjes së koronavirusit ka një fillim dhe një përfundim të përcaktuar. Profesori ka studiuar kronologjie e vendeve të ndryshme të interesuara, dhe vlerëson se ato kanë një të përbashkët sipas tij jo rastësore.
Virusi sipas tij arrin pikun pas 40 ditësh nga rasti i parë, dhe e mbyll rrugëtimin e tij vdekjeprurës pas 70 ditëve. Dhe kjo kurbë, sipas tij, nuk ndryshon në varësi të masave të ndërmarra nga qeveritë ndryshme. Qofshin ato shtrënguese si në Itali, apo më të “buta” si në Suedi, parashikimi mbetet i njëjti.
“Kudo në botë, është njësoj. Ka rritje deri në javën e katërt deri në të gjashtën, dhe më pas një ulje drastike, deri sa zhduket në javën e tetë”, deklaroi profesor Israel.
Edhe pse profesori nuk e shpreh kurrë, janë të shumtë ata që e lidhin vlerësimin e Israel me teorinë se virusi ka një origjinë njerëzore, dhe është i “programuar” me një afat të caktuar, diçka për të cilën nuk ka për momentin asnjë provë domethënëse. /Gazeta Sinjali/