image Shefi i OKB-së izolohet, pati kontakt me një të infektuar me COVID-19

Botë

Shefi i OKB-së izolohet, pati kontakt me një të infektuar me COVID-19

news image

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të martën pati kontakt me një zyrtar të OKB-së i infektuar me COVID-19 dhe është i izoluar për ditët në vijim.

Guterres, 72 vjeç, ka anuluar angazhimet e tij të ardhshme personalisht, thanë burimet për AFP, raporton France.24 , përcjell Gazeta Sinjali.

Shefi i OKB-së do të ishte i ftuar nderi i Shoqatës së Shtypit të OKB-së në galën e saj vjetore në Manhattan të mërkurën. Të enjten, ai do të merrte pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sfidat e terrorizmit dhe ndryshimeve klimatike, të udhëhequr nga presidenti i Nigerit Mohamed Bazoum.

Bazoum, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e këshillit, mbërriti në New York të martën dhe pritet të qëndrojë deri në fund të javës, kur të shkojë në Washington.

Zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm, Stephane Dujarric, nuk pranoi të komentojë menjëherë mbi gjendjen e Guterres.

Dujarric tregoi disa ditë më parë se Guterres kishte marrë së fundmi dozën e tij të tretë të vaksinës anti-koronavirus, pasi kishte hezituar për një kohë të gjatë në lidhje me këshillimin e marrjes së vaksinave përforcuese, ndërkohë që miliona njerëz në të gjithë botën ende nuk e kanë marrë vaksinën e tyre të parë./GazetaSinjali/