image Shefi i OBSH-së në Kosovë: Përdorimi i dorezave mund të rris rrëzikshmërinë

Kosovë

Pandemia/ Shefi i OBSH-së në Kosovë: Përdorimi i dorezave mund të rris rrëzikshmërinë

news image

Shefi i zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e rregullt të dorezave në komunitet, pasi që përdorimi i tyre sipas tij rrit rreziqet deri te vetë-infeksioni.

Syla thotë se OBSH rekomandon instalimin e stacioneve të higjienës publike përmes pastrimit të duarve në hyrje dhe dalje.

“Përdorimi i dorezave mund të rrisë rreziqet, pasi mund të çojë në vetë-infeksion ose bartje tek të tjerët përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara, e cila nuk pasohet nga heqja e dorezave dhe higjenës së duarve”, ka shkruar Syla./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158351398054494&set=a.10152006612799494&type=3