image Shefi i kabinetit të Osmanit-Driton Gashit: Po gënjen për çështjen e tentim hapjes së kasafortës në Presidencë

Kosovë

Shefi i kabinetit të Osmanit-Driton Gashit: Po gënjen për çështjen e tentim hapjes së kasafortës në Presidencë

news image

Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi ka folur për tentim hapjen e kasafortës në Presidencë, veprim ky për të cilin pasoi një denoncim nga U.D. Presidentit, Vjosa Osmani, për të cilin Sinjali raportoi ekskluzivisht.

Gashi tha se nuk ka pasur të bëjë me hapje të kasafortës, madje thotë se në ato momente ka qenë e pranishme në Presidencë edhe Osmani.  

“Arsyeja që më nxiti me u inkuadru në emision nuk ishte shkarkimi por çështja e ngarkimit të drejtorit të AKI për hapjen e sefit. Unë kam qenë dëshmitar bashkë me u.d të Presidentit, Vjosa Osmanin dhe me shefin e saj të kabinetit dhe zyrtarin e AKI-së. Unë jam dëshmitar, sefi nuk është hapur. Çdo gjë është bërë protokollare pra është njoftu Agjencioni i Intelegjencës për shkak se kanë qenë informata të AKI-së për Presidencën. Pra, sefi nuk është hapur dhe nuk ka pasur vepër penale”, tha Gashi.

Gjithë këtë deklarim, shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, i cili ishte autorizuar të denonconte këtë rast, e quajti të pa vërtetë.

“I gjithë deklarimi i z. Gashi është krejtësisht i pa vërtetë. Një agjent të AKI-së e kom gjetë në zyrë bashkë me sekretarin e presidencës. Kjo është një gënjeshtër e kulluar.

Më datën 6 kemi pasë një agjendë të ngarkuar, fillimisht ka qenë nderime te varri i presidentit Rugova dhe rrugës derisa po ktheheshmi kam pranuar një sms prej sekretarit Driton Gash i cili më njofton se Eulexi do t’i bastisë zyret e Presidences, e kam të shkruar në sms. Ne jemi spostu në zyrën e kryetares së Kuvendit i kemi anulu disa takime në ndërkohë derisa ne po diskutonim, presidentja më bëri me dije se unë jam personi përgjegjës në Presidencë dhe unë shkoj për të pa cilat janë zhvillimet në Presidencë dhe a po realizohet aksioni i Eulexit. Momentin kur jam futur në Kabinet zotri Gashi ka qenë me telefon në dorë afër sefit duke tentu që ta hapë kasafortën.

Rastin e kemi denoncu në Polici. Me fjalë të tjera e kam zënë në flagrancë duke e sulmu institucionin e parë të Republikës së Kosovë, Presidencën. Është zënje në flagrancë sepse ata e kanë sulmu institucionin. Unë i kam pyet me autorizim të kujt po e ndërrmerni një veprim të tillë, ai ka deklaru se nuk lejon që këto dokumente me ra në dorë të Eulexit. Kam kontaktu u.d të Presidentit, ajo tha se nuk ka informata pastaj më ka konfirmu që në kontakt me Eulexin nuk do të ketë bastisje”, tha Peci në Rubikon.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje të pazakontë që ndodhi në këtë institucion të lartë shtetëror dhe për më shumë detaje klikoni linkun e mëposhtëm.

/GazetaSinjali/